Lajmet e fundit

Ekipi i Kosovës, që ka garuar në turneun ndërkombëtar të futbollit të vogël, e ka mbyllur paraqitjen e tij pasi u mposht nga Kazakistani.
Koha e rregullt prej 10 minutave u mbyll 0-0 dhe fituesi u përcaktua në lojën një kundër një, ku futbollisti kazak shënoi golin e fitores.
Kosova arriti deri në fazën e top 16-ës, pasi në grupe pati tri fitore nga po aq ndeshje, mposhti Azerbajxhanin, Kenian dhe Shqipërinë.