Lajmet e fundit

11 minuta të mbetura nga pjesa e parë, shënoi Kosova. Ramadan Alaj me këtë asistim gjeti Mergim Dervishajn i cili mposhti Kombëtaren e Holandës.
Kjo ishte përballja e fundit e Kosovës në fazën e main raund për kualifikimet e botërorit, mundësia e fundit për të kaluar tutje.
Pak sekonda para fundit të pjesës së parë të ndeshjes që u zhvillua të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, portieri i Kosovës Bajram Ramadani bëri këtë pritje fantastike, duke mos lejuar holandezët ta barazojnë rezultatin.
Me rezultat 1 me 0 për Kosovën u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, lojtari më i dalluar Mergim Dervishaj humbi rast të mirë për 2 me 0.
Pas tij, shtyllën holandezëve ua dridhi Meriton Salihu.
Më pas ylli i Kosovës Mergim Dervishaj shfrytëzoi këtë gabim të kundërshtarit, për ta quar topin në rrjetë, për 2 me 0.
E pas një faulli nga vendësit, holandezët shfrytëzuan përgjumjen e kosovarëve, duke shënuar golin e vetëm përmes Mohamed.
Dardanët nuk u dorëzuan, për 3 me 1, Ramadan Alaj shënoin pas një super aksioni që rrallë shihet.
Gardiani dardan edhe njëherë e dëshmoi kualitetin me këtë pritje.
Një gol tjetër u shënua nga Bollazun për 3 me 2, 97 sekonda para fundit të ndeshjes.
Pasoi edhe goli tjetër, për të thyer shpresën e Kosovës për të vazhduar tutje në fazën nokaut të Main Raund, sepse rezultati u barazua në 3 me 3, me të cilin rezultat u mbyll loja.
Kosova kishte kaluar fazën preliminare, kurse tash është eliminuar nga raundi i dytë, ose siç quhet Main Raund.