Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Thaçi i vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dyja vendet gëzojnë partneritet strategjik.
Sipas tij , Kosova ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.
Duke e falenderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërkaq, Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje, transmeton Klan Kosova.