Lajmet e fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Siç bën të ditur zyra për informim e MPMS-së, Abrashi ka shpalosur para diplomates turke planet e Ministrisë, në veçanti ato aktivitete që kanë të bëjnë me fuqizimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punëkërkuesve.
Ambasadorja turke dhe ministri Abrashi u dakorduan për një bashkëpunim të ngushtë në fushën e edukimit, trajnimeve profesionale dhe në fusha tjera, transmeton Klan Kosova.