Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është pritur nga ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, me të cilën kanë folur për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Bytyqi dhe Nikolla janë pajtuar që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin sa i përket kurrikulave të përbashkëta.
Të dy njoftuan se Kosova e Shqipëria do të angazhohen edhe në integrimin e përbashkët të sistemit të arsimit në Bashkimin Evropian.