Lajmet e fundit

Në pikën e kalimit të kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, drejtori i përgjithshëm i Kosovës Shpend Maxhuni, dhe ai i Shqipërisë, Haki Çako, kanë nënshkruar procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në Vërmicë dhe Morinë.
“Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.