Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës i ka thënë jo projektit të gazsjellësit.
Kjo pasi këtij institucioni nuk po i mjaftojnë informacionet e dhëna nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për projektin që do të lidhte Kosovën me Greqinë përmes Maqedonisë së Veriut.
Afati sa agjencia amerikane ka në dispozicion për ta pritur përgjigjen pozitive ose negative nuk po u mjafton qeveritarëve për të mbledhur të dhënat e kërkuara.
“Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë të sigurt se ndërtimi I infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit. Në këtë situatë përballë afateve kohore që ka MCC, ne kemi vendosur që të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit për investime me risk më të ulët”, tha ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli.
Korporata amerikane e Sfidave të Mijëvjeçarit, pak muaj pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri, Joe Biden, ka kryer studim fizibiliteti dhe ka ndarë 200 milionë dollarë për këtë projekt.