Lajmet e fundit

Nënshkrimi i kontratës për Termocentralin “Kosova e Re”, është hapi i parë i duhur për rregullimin e sektorit energjetik si një nga mekanizmat kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos të sektorit të prodhimit. Kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas takimit që ka zhvilluar me Kryatarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, i shoqëruar nga një delegacion i përfaqësuesve të bizneseve.
Me këtë rast, Ministri Lluka tha se stabiliteteit energjetik do të ndikojë në uljen e humbjeve vjetore në sektorin privat, duke shtuar se janë mbi 300 milionë euro humbje vjetore për shkak të ndërprerjeve të paplanifikuara si dhe mos qasjes në energji stabile në vend.
“Gjatë takimit diskutuam për marrëveshjen e nënshkruar për TC “Kosova e Re”, gjithashtu diskutuam për të ardhmen në sektorin energjetik, i cili është një sektor kritik për ekonominë e vendit, është bazamenti i një zhvillimi të mirfilltë ekonomik të vendit” ka thënë Lluka, i cili ka informuar përfaqësuesit e biznesit me detajet e kontratës dhe mundesitë që ofron ky sektor, si në aspektin e gjenerimit, efiçiencën e energjisë dhe realizimin e tregut të përbashkët energjetik me Shqipërinë.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se viti 2017 dhe fillimi i vititi 2018 karakterizohen si vite të dialogut publiko-privat, duke falënderuar LLukën për një dialog të veçantë me MZHE –në.
Gërxhaliua me tej ka thënë se projekti i Termocentralit "Kosova e Re" është i rëndësisë së posaçme për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Është nënshkruar një kontratë për termocentralin ‘Kosova e Re’ e që është një kontratë që ka rëndësi strategjike ekonomike dhe integruese. Ajo që e karakterizon këtë kontratë dhe duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera, është transparenca që është dëshmuar ditëve të fundit. Në këtë drejtim më gëzon fakti që Ministri Lluka po e vë një standard të ri sa i përket këtyre projekteve, që për fat të keq nuk ka qenë në të kaluarën”, ka pohuar kreu i OEK, transmeton Klan Kosova.