Lajmet e fundit
Qeveria e Kosovës dhe Contour Global kanë nënshkruar sot marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”. Kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar ndonjëherë, e cila kap vlerën e mbi 1 miliard eurove.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli e ka konsideruar këtë ditë si historike, njofton Klan Kosova.
“Kosova po ec përpara dhe do të ketë zhvillim ekonomik”.
“Faleminderit të gjithë atyre që e kanë bërë të mundshëm këtë investim”.
“I ftoj të gjithë investitorët që të vijnë të investojnë në Kosovë”.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të “vazhdojmë me punë”, pa e zgjatur më shumë fjalimin e tij, njofton Klan Kosova.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i ka uruar të gjitha palët për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, njofton Klan Kosova.
“Ditë shumë e mirë për sigurinë energjetike të Kosovës – ShBA do të ju mbështesë”.
Joseph Brandt nga Countur Global i ka falënderuar të gjithë për punën që nga koha kur ka nisur ky projekt, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv