Lajmet e fundit
Atifete Jahjaga, presidente e vendit, në takimin me Agim Vatovcin, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës, ka shprehur përkushtimin e institucioneve për të realizuar të drejtat e të gjithë qytarëve të vendit.

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot, në Ditën Botërore të Personave me aftësi të kufizuara, ka pritur në takim Agim Vatovcin, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.
Jahjaga e përgëzoi Vatovcin për punën dhe angazhimin konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara.
Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të gjitha të drejtave të garantuara me ligjet dhe me kushtetutën e vendit për të gjithë qytetaret pa dallim.
Nga ana e tij Vatovci e ka njoftuar Jahjagën me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë të gjitha shoqatave të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës.