Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë dërguar një letër në adresë të UNESCO-s.
Tre krerët e shtetit, i bënë të ditur Organizatës së Kombeve të Bashkuara se Kosova është e gatshme t’i bashkohet këtij institucioni, njofton Klan Kosova.
Në letër, po ashtu u kërkua që Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes të largohen nga kategoria “në rrezik”. Po ashtu të mos jetë më Serbia përgjegjëse për këto katër monumente, por Kosova.
Hera e fundit kur institucionit kosovare kishin aplikuar për anëtarësim në UNESCO, ishte viti 2015, kur tentativa dështoi për tre vota.
https://www.youtube.com/watch?v=gnaTxa5Mm3o
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.