Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ekipi olimpik për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian të për Rinj (EYOF) Shkupi 2025.
Në një postim në Facebook, KOK-u ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.
“Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave. Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
KOK-u shton se medalja e fituar është e dyta për ekipin kosovar në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Rmaadani të fituar në Baku 2019.
EYOF Shkupi 2025 u hap më 20 korrik ndërsa mbyllet sonte përmes një ceremonie të veçantë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.