Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, qëndroi të premten në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai fillimisht takoi homologen e tij, Donika Gërvallën me të cilën diskutuan për idenë e kufijve ku të dy hodhën poshtë idetë për ndërrim të kufijve.
Osmani vazhdoi takimet me krerët institucionalë kosovarë, ku takoi PresidentenVjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë premtoi mbështetje për Kosovën në integrime evropiane, e edhe premtoi mbështetje në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.