Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili po viziton Kosovën.
Gjatë takimit, Mustafa dhe Markoviq kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Kreu i ekzkeutivit kosovar me këtë rast theksoi angazhimin e qeverisë për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Malin e Zi.
Ndërkaq, edhe zëvendëskryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq,shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.