Lajmet e fundit

Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me shtetin e Kuvajtit, përmes projekteve të ndryshme për bujqësinë, ka thënë Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në një takim me ambasadorin jo-rezident të Kuvajtit në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader.
Gjatë takimit me Najeeb Al-Bader, Krasniqi tha se “Kosova ka raport të mira bashkëpunimi me shtetin e Kuvajtit edhe për faktin se ky shtet e ka ndihmuar vendin tonë në sektor të ndryshëm”, shkruan në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë lëshuar për media.
Ambasadori Najeeb Al-Bader, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.