Lajmet e fundit

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, tha se Kosova ka nevojë për dy të tretat e votave për t'u bërë anëtare e UNESCO-s dhe se do të jetë e vështirë për t`i fituar votat e duhura.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se 29 vende e kanë njohur Kosovën, por se numër i njëjtë i vendeve në përbërjen e Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate nuk e kanë njohur Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, është shumë e vështirë të flitet për rezultatin e një kërkese të re të mundshme për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.
Ai vuri në dukje se Serbia nuk mund të jetë e qetë në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi zëri i një ishulli të vogël të Paqësorit është po aq i rëndësishëm sa zëri i Rusisë apo Kinës.
Tanaskoviq theksoi se një nga argumentet kryesore të atyre që janë për pranimin e Kosovës në UNESCO është se Kosova duhet të respektojë standardet dhe detyrimet e organizatës dhe se sipas tij" një gjë e tillë do të ishte më mirë për kishat dhe manastiret tona".
Kosova nuk është pranuar si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë nën nëntorin e 2015-ës. Vendi ynë nuk arriti që të sigurojë shumicën e nevojshme prej 95 votash me ç`rast mori vetëm 92 sish, transmeton Klan Kosova.