Lajmet e fundit

Me ftesë të Parlamentit të Hungarisë, një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit për Administratë Publike po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Budapest.
Në kuadër të kësaj vizite ata u pritën nga nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab, kryetarja e Komisionit për Kulturë, Dora Duro, si dhe nga deputetë të tjerë hungarez.
Nënkryetari i Kuvendit të Hungarisë, Jakab, ka shprehur interesimin e parlamentit dhe shtetit hungarez për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me theks të veçantë me Parlamentin e Kosovës.
Ndërkaq, në emër të delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, . Pajaziti, ka falënderuar nënkryetarin Jakab dhe deputetët tjerë të këtij parlamenti për pritjen dhe për gjithë mbështetjen që ka pasur Kuvendi dhe Kosova nga Hungaria, transmeton Klan Kosova.