Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gülener, dhe koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.
Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, derisa është shprehur i gatshëm për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.
Siç thuhet në komunikatën e qeverisë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin me qytetin e Bursas, aty ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.
"U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton një komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në 'Qendrën Kulturore të Kosovës' në Bursa", thuhet tutje.