Presidenti Hashim Thaçi është takuar me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer, njofton Klan Kosova.
Thaçi dhe Metthew kanë biseduar për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin euroatlantik.
“Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.