Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takim drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për procesin e integrimit evropian.
Çollaku, e ka njoftuar ambasadorin Kickert për hapat që kanë ndërmarr institucionet e Republikës së Kosovës drejt plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave duke thënë se pret që brenda këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me këtë proces.
Po ashtu ka theksuar se Kosova është e gatshme për ta nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit sa më shpjet dhe të filloj zbatimin e saj në vitin 2016.
Më tej kanë biseduar edhe për përgatitjet për Samitin e Vjenës që mbahet më 27-29 gusht ku vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i drejtohen BE-së me projekte të përbashkëta rajonale të cilat pritet të financohen nga BE-ja.
Ndërkaq drejtori politik në MPJ-në e Austrisë, ambasadorin Jan Kickert, theksoi se Austria mbështet fuqishëm Kosovën për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
Po ashtu ambasadori nënvizoi se misioni vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave që ishte në Kosovë është ndarë i inkurajuar me zbatimin kritereve teknike duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për përmbylljen e këtij procesi, transmeton Klan Kosova.