Lajmet e fundit
Iniciativa Ta Pastrojmë Kosovën, Komuna e Prishtinës dhe Green Art Center do të shënojnë Ditën e Europës duke pastruar Prishtinën.

Iniciativa Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komuna e Prishtinës bashkë me organizatën Green Art Center do ta fillojnë Ditën e Europës me pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave të ndryshme në Prishtinë.
Për të festuar 9 majin aksioni për pastrim do të koncentrohet kryesisht në pastrimin e deponive ilegale dhe bshk me Ndërmarrjen Publike Komunale Hortikultura, do të mbillen fidane në hapësirat e pastruara.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët t’u bashkohen atyre në iniciativën për pastrim.