Lajmet e fundit

22:45- Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 1:0.
Golin e fitores për "Dardanët" e realizoi Milot Rashica në minutin e 41-të.
Kombëtarja e Kosovës aktualisht gjendet në vendin e katërt të grupit I me 10 pikë.
______________________________________________________________________________________________________
22:10- Vedat Muriqi, është lënduar në ndeshjen kundër Izraelit.
Trajneri Primozh Gliha u detyrua që ta zëvendësojë, pasi ai nuk arriti ta vazhdojë lojën.
Në vend të tij, u fut futbollisti i Manisaspor Meriton Korenica.
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, dha kontributin e tij në këtë lojë pasi asistoi me kokë për Milot Rashicën, i cili shënoi për 1:0 në minutin e 41-të.
______________________________________________________________________________________________________
21:50- Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosova - Izraeli.
"Dardanët" janë në epërsi me golin e realizuar nga Milot Rashica, i cili realizoi në minutin e 41-të.
______________________________________________________________________________________________________
21:33 - Kosova është në epërsi kundër Izraelit.
Golin e epërsisë për "Dardanët" e shënoi Milot Rashica, në minutin e 41-të.
Kështu lojtarët e Primozh Glihas, shkojnë në pauzë me avantazh minimal.
______________________________________________________________________________________________________
21:28 - Kosova është në epërsi kundër Izraelit.
Për 1:0 realizoi Milot Rashica.
Rashica shënoi në minutin e 41-të.
______________________________________________________________________________________________________
21:22 - 0:0 është rezultati në ndeshjen Kosova - Izraeli, që po luhet në "Fadil Vokrri".
Ndeshja po karakterizohet e një tempoje mesatare me pak raste shënimi.
Rastin më të volitshëm, për "Dardanët" e ka pasur Vedat Muriqi, por që u ndal nga portieri kundërshtar.
______________________________________________________________________________________________________
21:00 - Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Kosova-Izraeli.
Kombëtarja e Kosovës në këto minuta ka një dominim të lehtë, por akoma nuk ka arritur që ta tundë rrjetën.
Rezultati aktual është 0:0.
______________________________________________________________________________________________________
20:45 - Në "Fadil Vokrri" ka nisur ndeshja Kosova-Izraeli.
Sonte "Dardanët", janë në kërkim të fitores së parë në shtëpi.
Kosova dhe Izraeli bëjnë pjesë në grupin I.
Kombëtarja e Kosovës është në vendin e katërt me shtatë pikë derisa ajo e Izraelit në vendin e tretë me 11 pikë.
Skuadra e Primozh Glihës i ka humbur gjasat për kualifikim në evopianin që në vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.