Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka bërë me dije se ky koalicion qeverisës është shumë më i keq se koalicioni i mëhershëm i drejtuar nga Hashim Thaçi. “Qeveria Mustafa është më e keqe se Qeveria Thaçi. Është status-quo minus”, është shprehur lideri i AAK-së. Haradinaj ka thënë se sa më shpejt që shkon ky koalicion do të jetë shumë më mirë për Kosovën.
Ai si shpëtim i sheh zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit. “Mendoj se zgjedhjet janë të pashmangshme në gjendjen në të cilën jemi. Do të ishte mirë që zgjedhjet të shpallen këtë vit, në gjysmën e dytë të tetorit, e të mbahen në fund të muajit nëntor”, ka deklaruar Haradinaj.