Lajmet e fundit

Vendimi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara që të mos e pranojë Kosovën si anëtare të kësaj organizate, do të mbetet precedent gjatë historisë 70 vjeçare të funksionimit të UNESCO-s, ka thënë Darko Tanaskoviq, ambasadori i Serbisë në UNESCO.
Duke e pasur parasysh se shumë fuqi të mëdha botërore e kanë sponsorizuar kërkesën e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s, por rezultati i votimit është i dukshëm, ka thënë Tanaskoviq nga Parisi, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Situata ka ndërruar dukshëm për shkak se është hera e parë pasi në historinë e komunitetit ndërkombëtar që një propozim që është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Turqia dhe Arabia Saudite, s’e ka marrë miratimin nga shtetet anëtare”, ka thënë Tanaskoviq.
Nevoja për ta mbrojtur trashëgiminë e Serbisë në UNESCO, nuk përfundon me vendimin e së hënës ka theksuar ai, duke shtuar se beson se çështja e manastireve dhe kishave serbe do të kenë vend në agjendën e dialogut me Kosovën.