04.04.2017 · përditësuar para 3407 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë.
“Herët ose vonë kjo do të ndodhë”, ka thënë Thaçi duke shtuar se ai beson në pajtimin e Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i ka bërë në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol.
Thaçi më tej ka thënë se Serbia nuk mund ta luaj rolin e shtetit me fuqi në rajon, pasi sipas tij serbët kanë probleme me secilin shtet fqinjë.
“Unë mendoj se Serbia është problem në rajon dhe jo fuqi”.
“Detyrë e jona është që të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”.
“Do të ishte me rëndësi jetike që të vazhdojë implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.
Ndërsa duke iu referuar marrëdhënieve të mira ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë, Thaçi ka thënë se “ raportet ndërmjet këtyre dy vendeve nuk e prishin relacionin tonë të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.