Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi i cili po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Tajlandës është pritur nga Virasakdi Futrakul, i cili shërben si zëvendësministër i Jashtëm i Tajlandës dhe këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit.
Ky i fundit i ka thënë zëvendësit të Hashim Thaçit se Tajlanda, e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Ndërkaq, Selimi në këtë takim potencoi fushat e mundshme të bashkëpunimit midis të dyja shteteve.
Zyrtarët e dy vendeve u pajtuan për një seri të marrëveshjeve bilateral që mund të nënshkruhen në muajt në vijim, transmeton Klan Kosova.