Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Kosovës, së bashku me kryesuesit e grupeve punuese, anëtarët e këtij komisioni si dhe ekspertët e projektit “mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë.
Kuçi me këtë rast theksoi që puna në finalizimin e Kodit Civil, është vepra më kapitale për Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe për sistemin e të drejtës civile në përgjithësi.
Në vijim të takimit, kryesuesit e grupeve punuese prezantuan konkluzionet dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimet e mbajtura më parë ku janë diskutuar raportet e vlerësimit të hartuara nga Projekti “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore”, transmeton Klan Kosova.