Lajmet e fundit
Grupi Punues i formuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor dhe ai i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, ka vazhduar takimet sipas agjendes së paraparë.

Në takimin që u mbajtë në Tiranë, u diskutua për sektorin e banimit dhe njëkohësisht u prezantuan projektet e fundit të MZHU-së në këtë fushë.
Po ashtu në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar për qytetet Gjakovë- Krumë dhe Prizren – Kukës, respektivisht u bën disa analiza për binomet e këtyre qyteteve dhe u dhanë detyrat që grupet e dy vendeve që të punojnë në këtë drejtim me analizë të gjendjes dhe në propozimet konkrete të projekteve të përbashkëta.
Me këtë rasti grupi punues nga Kosova, që ishte në përbërje të Kabinetit të Ministrit dhe Shërbyesëve Civilë, vizituan edhe Entin Kombëtar të Banesave dhe Arkivin Qëndror Teknik të Ndërtimit në Tiranë.
Ky grup punues, është formuar me qëllim të shkëmbimit të përvojave të ndërsjella, sidomos në fushën legjislative.