Sot në Administratën Tatimore të Kosovës janë zyrtarizuar dy dokumente që i paraprijnë themelimit të Qendrës së Përbashkët të Trajnimeve, Kosovë -Shqipëri.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Kosovës, “Mbi Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese” , të dyja palët ajo kosovare dhe ajo shqiptare kanë pasur takime për hartimin e dokumenteve dhe finalizimin e tyre, njofton Klan Kosova.
"Qëllimi i themelimit të kësaj qendre trajnuese është koordinimi i veprimtarisë së përbashkët trajnuese në mes Shqipërisë dhe Kosovës, në drejtim të trajnimit të organeve fiskale të dy vendeve, në funksion të ngritjes së kapacitetit të tyre profesional dhe përshtatjes me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian, rritjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet ministrive të financave të të dyja vendeve si dhe përfitimin e ndërsjellët si rezultat i shkëmbimit të eksperiencave të dy administratave në këmbimin e trajnerëve, programeve të trajnimit dhe pjesëmarrësve në trajnim".
Të dy palët do të zhvillojnë takime të radhës me qëllim të finalizimit të planit strategjik dhe operacional për veprimtarin e përbashkët trajnuese.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.