Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi.
Homologet e të dyja vendeve thanë se tashmë nuk ka barriera në tregti ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim u tha se 919 biznese nga Shqipëria janë të regjistruara në Kosovë dhe kane punësuar mbi 1000 persona, njofton Klan Kosova.
Ministrja e Ekonomisë e Shqipërisë tha se synim i të dyja vendeve është tregu ballkanik e pse jo edhe ai evropian.