Lajmet e fundit

Në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në Hajvali do të nënshkruhet protokolli për inspektim të përbashkët në mes të IPK-së dhe Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.
Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.