Lajmet e fundit

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që të bëjnë këtë verë pikë të përbashkët të kontrollit kufitar, njofton Klan Kosova.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se një gjë e tillë është bërë me rregulla të Zonës Shengen.
Për këtë, sipas Hysenit ka qëndrim të qartë të Brukselit i cili siç tha ministri i brendshëm “pajtohet me një kontroll të përbashkët kufitar”, njofton Klan Kosova.