Lajmet e fundit

Në një ceremoni të veçantë në Kopenhagë të Danimarkës, Konsulli i Kosovës Arton Krasniqi dhe ambasadori i Shqipërisë, Kastrit Robo, kanë inauguruar Konsullatën e përbashkët të dy vendeve tona.
Në prani të autoriteteve daneze dhe trupit diplomatik të akredituar në Kopenhagë, konsulli Krasniqi ka theksuar nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për bashkëpunim në kuadër të agjendës bilaterale dhe multilaterale.
“Sot është një ditë e veçantë, pasi po hapim konsullatën e përbashkët me Shqiperinë, e treta e këtij lloji dhe gjithsesi jo e fundit. Këtë ditë e madhështon data e neserme, 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që nuk u arrit leht kur kemi pasrasyshë sakrificën e shumë brezave”, tha ai.
Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipersisë, Kastriot Robo në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar lartë aktin e hapjes së Konsullatës së përbashkët.
Ai ndër të tjera tha se kjo konsullatë do jetë adresë kryesore të kërkesave të qytetarëve tanë për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të promovuar të drejtat dhe identitetin e tyre, transmeton Klan Kosova.