Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe homologja e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro- Furxhi, nënshkruan sot në Prishtinë Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy shteteve.
Me këtë akt, dy ministritë e kulturës, ashtu sikurse edhe viteve tjera, janë dakorduar për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor. Ky kalendar, ka për qëllim njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe, nëpërmjet realizimi të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve të ndërsjella kulturore të institucioneve kulturës së dyja vendeve.
Me nënshkrimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor, të dyja vendet thellojnë bashkëpunimin kulturor, dhe njëkohësisht forcojnë hapësirën e përbashkët kulturore, që është qëllim i këtij Kalendari, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.