Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj e Ditmir Bushati u panë sërish bashkë.
Dy shefat e diplomacive të Kosovës dhe Shqipërisë, e hapën konsullatën e përbashkët në Munih të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.
Në fakt, kështu ishte Kosova ajo që mirëpriti i Shqipërinë, në këtë bashkëpunim.
Pjesë e ceremonisë së hapjes së saj ishte edhe Ministrja për Çështje Evropiane e Bavarisë, Beate Merk, ndërsa, meritat me të mëdha për këtë zyrë u tha se i ka Rifat Jashari, që ishte i pranishëm në këtë ceremoni.
Kjo gjuhë e re karshi Shqipërisë, dhe ky bashkëpunim i Hoxhajt me Bushatin, vjen vetëm pak ditë pas një deklarate të tij që zgjoi goxha reagime në Tiranë e Prishtinë, kur tha se e para nuk duhet të përzihet në punët e të dytës.
E nga ana e tij, Ministri Bushati ka falënderuar Hoxhajn për mundësinë që edhe Shqipëria të përfaqësohet me shërbime konsullore në Konsullatën e Përbashkët duke paralajmëruar edhe aktivitete të ardhshme të këtij karakteri.
Ndiqeni më poshtë të plotë kronikën e Kosovë Gjocit.
https://www.youtube.com/watch?v=6U9JAfi9jAI&feature=youtu.be