Lajmet e fundit
Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe homologu i tij serb Marko Cadezh, kanë organizuar konferencë të përbashkët në Vjenë. Ata po kërkojnë stabilitet politik e ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, bashkë me homologun e tij serb, Marko Cadezh, kanë organizuar një konferencë në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.
Ata kanë ftuar homologët e tyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në konferencë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit.
Gërxhaliu tha se temë e diskutimeve në Vjenë do të jetë stabiliteti politik dhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm politikë për të bërë biznes.
“Integrimin politik nuk mund të bëhet pa integrim ekonomik”, tha Gërxhaliu, transmeton Klan Kosova.
“Pikërisht këtë që po e bëjmë ne është kontribut që zhvillimi ekonomik të jetë promotor i stabilitetit politik dhe bashkërisht ta përshpejtojmë këtë proces të integrimit”, pohoi Gërxhaliu.