Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e financave, thuhet në komunikatë ne MF-së.
Me këtë rast, Hamza shprehu gatishmërinë e tij si ministër për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë takim, ai e njoftoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në ministrinë e Financave, me theks të veçantë për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe takimet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ai gjithashtu e njoftoi Aliferin për reformat fiskale që ka ndërmarrë dhe do të marrë Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.
Ndërsa, ambasadorja greke Chryssoula Aliferi e falënderoi Hamzën për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.