Lajmet e fundit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi lidhur me proceset që po kalon Kosova.
Haradinaj tha se Finlanda është shtet mik dhe i preferuar i Kosovës, prej nga vjen arkitekti i Planit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, Martti Ahtisaari, njofton Klan Kosova.
Ai theksoi në takim se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe pret që vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve të intensifikohet.