Lajmet e fundit

Rruga ''Robert Doll'' në Prishtinë, të dielën e 30 gushtit të 2020-ës, ishte bllokuar e tëra për qarkullim.
Atë ditë, ishin mbledhur diplomatë e krerë shteti, për të nderuar mikun e madh të Kosovës, senatorin Bob Dole.
Të gjithë këta do të mernin pjesë në zbulimin e bustit të senatorit amerikan.
Ani se problemet shëndetësore ia kishin pamundësuar amerikanit të vinte në ngjarjen që u organizua për të, falënderimet e porositë ai i kishte dërguar përmes një videomesazhi.
Senatori Bob Dole, vdiq sot në moshën 98 vjeçare.