Lajmet e fundit

Në Qendren Informative të BE-së në Prishtinë po mbahet një trajnim rreth zbatimit sa më të lehtë të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, njofton Klan Kosova.
Temë bosht e këtij trajnimi të organizuar nga zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si dhe atë të Integrimeve Evropiane është përgatitja e produkteve kosovare për tregun evropian.
Në trajnimin ku po marrin pjesë ekspertë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës u tha se përmes tij do të lehtësohet implemtimi i MSA-së, njofton Klan Kosova.