Lajmet e fundit

Philip Kosnett do të donte sa më shumë protesta qytetare, madje edhe ato të organizuara nga opozita, njofton Klan Kosova.
Ambasadori amerikan, ka vlerësuar se kështu mbrohet demokracia në Kosovë, derisa qeverisë i jep një epitet namkeq.
Por diplomati është kundër opozitarizmit që e kishin bërë Vetëvendosje, AAK e Nisma në periudhën 2015-2016 .
Kosnett të enjten e pasoi traditën e nisur nga parardhësit e tij, duke u shfaqur në debat publik në Lëvizjen Fol, ku foli edhe për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimin e shoqërisë kosovare mbi bazat e meritokracisë.
Kronikë nga Besnik Tahiri