Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny ka thirrur bashkëlojtarët që të mbajnë besimin, pavarësisht humbjes 5:1 nga Bayern Munich.
Arsenal u turpërua në Allianz Arena të mërkurën, duke mbetur në cep të eliminimit nga rrethi 1/16 i Champions League.
Por që Koscielny do që Arsenali të ketë besim për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Emirates Stadium më 7 mars.
“Në futboll kurrë nuk i dihet”.
“Ne jemi profesionist, e kemi rrethin e dytë dhe do të provojmë që të fitojmë. Por pas një ndeshje si kjo do të jetë tejet e vështirë”, ka thënë Koscielny pas ndeshjes.
“Do të luftojmë sepse jemi profesionist dhe luajmë për Arsenalin”.
Arsenal pësoi rënie në lojën ndaj Bayern, për të pranuar katër gola – pas daljes së Koscielny nga loja për shkak të lëndimit./Klan Kosova/