Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.
Këtë zhvillim nuk e gjuan diçka të re për Kosovën, opinionisti Avni Arifi, transmeton Klankosova.tv.
“Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën, ne jemi duke humbur miliona që do të ishin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Politika e jashtme e Kosovës ka vdekur”, tha Arifi në emisionin “Ora Shtatë”.
Ndërsa sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, rrezik për vendin mbesin mosmiratimi i disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.
“Po rrezikohen 120 milionë euro për tri marrëveshje të mëdha”, tha ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=OGPaVovACt0
https://www.youtube.com/watch?v=TN0Mo-eY8bY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.