Lajmet e fundit

Përdorimi i korsetëve mund të duket si shpikja ideale për t’iu dhënë femrave belin që dëshirojnë.
Kjo lloj pajisje e shpikur gjatë kohës së mesjetës, ishte ëprdorur për ta idealizuar trupin e femrave, duke iu mundësuar që beli i tyre të dukej aq i hollë, sa t’i tejkalonte normat njerëzore.
Por, në kohët moderne, ajo prapë është kthyer në përdorim. E shohim ta përdorin shumë të famshme e po ashtu edhe vajza të thjeshta që dëshirojnë që ta ngushtojnë belin.
Mirëpo, pavarësisht dukjes së bukur që jep, barjta e koretit, ka edhe shumë pasoja shëndetësore.
Shtypin organet
Këto objekte nuk mund ta bëjnë punën e tyre nëse nuk qëndrojnë të shtrënguara, por kjo bën barkun, zorrët dhe zorrën e trashë të qëndrojnë ngjeshur. Dr. Kumerle thotë se kjo veshje mund të shkaktojë urth në stomak. Trakti i tretjes preket gjithashtu, pasi zorrët qëndrojnë të ngjeshur gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe procesi i tretjes ngadalësohet apo edhe ndalon.
Dëmtojnë zorrët
Njerëzit që vuajnë nga çrregullime të zorrëve duhet të evitojnë veshjen e korseve. Gjithashtu korseja ndikon në procesin e urinimit duke ju stimuluar ta shtyni atë, kjo gjë mund të shkaktojë stres.
Pengon frymëmarrjen
Një problem tjetër që shkakton korseja është vështirësia në procesin e frymëmarrjes. Kur merrni frymë, diafragma zgjerohet por korseja e kufizon këtë lëvizje.
Dhimbje në këmbë dhe mpiksje e gjakut
Kur përdorni korse tepër të ngushta dhe të shtrënguara për të pasur këmbë më të holla, jeni duke dëmtuar tej mase shëndetin tuaj. Mund të keni mpirje dhe dhimbje në këmbë si dhe ulje të qarkullimit të gjakut gjë që sjell mpiksjen e tij. Korseja gjithashtu mund të zhvillojë venat me dhe këmbët e fryra.
Dhimbje muskujsh
Shumë njerëz përdorin korsenë për të shmangur dhimbjet e muskujve, por harrojnë se ajo nuk është projektuar për të shëruar dhimbje por si një produkt kozmetik, dhe ky është një dallim i madh.
Provokon infeksione
Infeksioni më i zakonshëm është folliKulitis dhe mund të trajtohet lehtë me antibakteriale natyrore, por në qoftë se përdorni shpesh antibiotikët, infeksionet e përsëritura mund të zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështu që ata bëhen të vështirë më e vështirë për tu trajtuar. Këto rreziqe janë më të larta tek individët mbipeshë, diabetikët dhe ata që djersinë tepër.