Lajmet e fundit

Korridori alternativ i eksportit i Ukrainës në Detin e Zi po funksionon pavarësisht një sulmi të fundit rus ndaj një anijeje civile, tha të enjten zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksandr Kubrakov.
Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se një raketë ruse dëmtoi një anije civile me flamur të Liberisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur katër të tjerë. Anija duhej të transportonte mineral hekuri në Kinë.
Ai tha se gjashtë anije me 231 mijë ton produkte bujqësore në bord ishin larguar nga portet brenda rajonit të Odesës dhe ishin nisur drejt ngushticës së Bosforit në Turqi, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
“Pesë anije presin të hyjnë në portet për ngarkim. Trafiku përgjatë korridorit ukrainas vazhdoi pavarësisht sulmeve sistematike të Rusisë ndaj infrastrukturës portuale”, shtoi Kubrakov.
Pas tërheqjes nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara që garantonte dërgesa të sigurta të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, Rusia ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën portuale të Ukrainës.