Lajmet e fundit

Në republikën më të re evropiane erdhi në vizitë një grup gazetarësh që raportojnë nga selia e Kombeve të Bashkuara.
Ata i ftoi kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli, njofton Klan Kosova.
Gazetarja nga Libani, Samer Nader, që është me përkatësi fetare ortodokse dhe nga OKB raporton nga viti 2007, tha se për Kosovën dëgjoi shumë histori.
Ndër to edhe se myslimanët i vrasin ortodoksët. Por se përballja me realitetin kosovar, atë e ka çuditur pozitivisht.
Kurse është një mysafir tjetër që Kosovën e përjetoi edhe në ditët e para të çlirimit nga Serbia.
Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.