Lajmet e fundit

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e agjencionit qeveritar amerikan Korpusi i Paqes në Kosovë, Vilijam Perry, drejtor i programimit dhe trajnimit dhe Hyzri Halili, menaxher i programit.
Temë kryesore e bisedës ishte fillimi i bashkëpunimit ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe Korpusit të Paqes, pasi që deri tash Mitrovica është e vetmja komunë e madhe që nuk bashkëpunim të rregullt me këtë organizatë qeveritare amerikane.
Përfaqësuesit e Korpusit të Paqes i propozuan drejtuesve të kësaj komune që në fillim të vitit dy vullnetarë të saj, të vendosen në Mitrovicë për të zhvilluar aktivitetin human, në fusha ku komuna mendon se ata duhet të angazhohen, transmeton Klan Kosova.