Franca ka raportuar 833 vdekje të reja nga koronavirusi gjatë ditës së kaluar – që është edhe shifra më e lartë ditore e vdekjeve e regjistruar qysh prej shpërthimit të virusit.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 tani ka arritur në 8911, derisa numri i të prekurve ka shkuar në 98,010.
“Ne nuk kemi arritur në fund të rritjes së kësaj pandemie”, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.
Të dhënat që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Francë tregojnë se 605 njerëz kanë vdekur në spitale gjatë 24 orëve të fundit, derisa 228 kanë vdekur në Shtëpitë e Pleqve – që të dyja shifrat janë rritur për 10 për qind.
“Nuk është fundi. Jemi shumë larg nga kjo. Rruga është e gjatë. Qëndroni në shtëpi dhe vazhdoni këtë përpjekje që të rrini të mbyllur”, ka deklaruar Veran.
Veran ka thënë gjithashtu se qeveria do të fillojë një “operacion të madh” për të kontrolluar të gjitha Shtëpitë e Pleqve, që përbëjnë 27 për qind të numrit të vdekjeve, që t’i mbrojë më mirë banorët.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.