Lajmet e fundit

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Shkodër kanë mbushur rrugë të ndryshme në qytet, pavarësisht thirrjeve për distancim social për të frenuar sa më shumë pandeminë koronavirus në Shqipëri.
Edhe pse në kryeqendrën e veriut nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri tani me Covid-19, distancimi social dhe ndalimi i grumbullimeve masive është në fuqi në të gjithë vendin.
Por, kjo duket se nuk i ka shqetësuar shkodranët të cilët shëtisin të shumtë të numër dhe fare pranë njëri-tjetrit në shëtitoren “Molos” dhe te ura e vjetër e Bunës në këmbë, me biçikleta apo me motorë.
Grupe të shumta të rinjsh shihen teksa qëndrojnë fare pranë njëri-tjetrit duke mos respektuar distancat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore shqiptare dhe të botërore./ A2 CNN