Rasti i parë i infektuar me koronavirus u konfirmua më 13 mars.
Që nga ajo kohë e deri të dielën janë regjistruar gjithsejt 31 raste të shpërndar në 12 komuna, nga 38 sa i ka Kosova.
Pacientët e prekur nga sëmundja COVID 19 janë 16 të gjinisë femërore dhe 15 të gjinisë mashkullore.
Të gjithë këta janë të grup-moshave të ndryshme, në mesin e tyre fëmijë dhe mosha të shtyra, por që pjesa tjetër më e madhe janë të moshave të mesme.
Autoritetet shëndetësore thonë se grupet me rrezikshmëri më të lartë janë të moshuarit, që e dëshmon edhe mosha e viktimës së parë nga koronavirusi. Ai është 85 vjecar nga Podujeva, i cili ishte infektuar pas kontaktit me të birin që kishte ardhur nga Italia.
Kronikë nga Arbreshë Uka
https://www.youtube.com/watch?v=QeoZUNcFMwc&feature=youtu.be
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.